30 kuriozitete për trupin e njeriut
Edhe pse gjatë gjithë ditës jemi në lëvizje, apo bëjmë një jetë
aktive dhe ndjejmë simptoma e ndjesi të ndryshme, nuk e dimë se edhe
organizmi ynë zbaton një orë të caktuar. Shumë prej nesh nuk e venë re
se trupi ynë ndjek një ritëm të caktuar, sidomos ndryshimet midis
gjendjes trupore para gjumit dhe asaj pasi jemi zgjuar. Të gjitha këto
vihen në funksion të mirëfunksionimit të organeve në trupin e njeriut.
Zakonisht çdo funksion në trupin tonë, operon gjatë ditës në mënyrë të
tillë duke ndjekur një cikël të caktuar, i cili bashkërendon me
funksionimin e një organi tjetër. Organizmi i njeriut është ndërtuar në
një mënyrë specifike dhe organizuar në mënyrë të përsosur. Por veç atyre
fakteve të njohura për funksionimin e organizmit tonë, ka edhe shumë të
panjohura e fakte interesante që zbulon shkenca çdo ditë e më shumë.
Sot në suplementin e shëndetit në “Tirana Observer” do të lexoni plot
100 kuriozitete për trupin e njeriut. Mes tyre do të njiheni me zbulimet
për trurin, meqë është pa asnjë dyshim pjesa me komplekse e trupit
njerëzor dhe me e panjohura, zemrën, organet e aparatit tretës,
gjymtyrët, hormonet, e deri te flokët e thonjtë. Simetria e trupit, e
cila është prezente te secili njeri, prania e dy krahëve, dy këmbëve,
paraqet raportin e trupit ndaj krahëve, këmbëve apo raportin ndaj kokës,
dhe ky raport është jashtëzakonisht i përpiktë. Kështu ju do të lexoni
se gjatësia trupore e secilit njeri është tetë herë më e madhe se
gjatësia e kokës, fytyra është tri herë sa gjatësia e hundës, ndërmjet
dy syve ka një hapësirë sa gjatësia e njërit sy. Ndërsa ndërtimi i
brendshëm i trupit të njeriut është përplot me detaje të imta. Një
galeri e tërë kuriozitetesh për organizmin e njeriut dhe mënyrat
surprizuese sesi “ora e brendshme” e trupit ndikon në jetën tonë.
1-TRURI
Në
trurin e njeriut mesatarisht gjenden 10 miliardë qeliza nervore, ndërsa
numri i lidhjeve që mundësojnë komunikimin ndërmjet këtyre qelizave
është 100 trilionë. 100 trilionë, padyshim se është një numër mbi 52
metoda e lidhje me organet e tjera. Ndërsa informatat e bartura në tru
nëpërmjet numrit është matur rrugëve nervore, në brendi të trurit
udhëtojnë në shpejtësi të pa paramenduar prej 320 h., në orë, ndërsa
nervat që arrijnë në trup nga qelizat trunore kanë një detyrë si në
autostradë, për bartjen e informatave të vazhdueshme ndërmjet trurit dhe
trupit. Shkurt thënë në brendi të trupit në çdo sekondë kemi një
komunikacion të jashtëzakonshëm, ndërmjet organeve trupore dhe trurit,
brenda çdo sekonde shkojnë dhe vijnë me mijëra informata të ndryshme.
Madje është e njohur se vetëm për një minutë në tru realizohen prej 100
mijë deri 1 milionë reaksione të ndryshme kimike. Edhe të gjithë
operacionet që realizohen në trupin tuaj, gjatë shikimit të një filmi
bëhen në saj të qindra informacioneve që shkojnë e vijnë ndërmjet trurit
dhe muskujve për të njëmijtën pjesë të sekondës. P.sh. përdorimi i
syve, të mbështeturit gjatë uljes, të kuptuarit atë që e shihni, rrahja e
zemrës, frymëmarrja, lëvizja e syve, zgjatja e flokëve, perceptimi i
erërave ose të dëgjuarit e zërave përreth veshit. Nëse operacionet
trupore të cilat mundësojnë realizimin e vetëm të njërit nga këto
veprime i shënojmë në një letër do të nevojitej të shkruajmë faqe të
tëra me formula kimike, dhe nëse në këta formula do të kishte një gabim
më të vogël trupi juaj do të dilte nga kontrolli, duke i krehur flokët
mundë që ta futni dorën në sy apo duke ecur mundë të mos arrini të
lëvizni një hapë dhe do të rrëzoheni në tokë.
2-PESË SHQISAT
Pesë
shqisat: pra të shikuarit, të nuhaturit, të prekurit, të dëgjuarit, të
shijuarit, përbëjnë veç e veç nga një mrekulli. Pesë shqisat janë
krijuar pikërisht për nevojat e njeriut, p.sh veshi i percepton dridhjet
e zërit të cilët vijnë vetëm brenda kufijve të caktuara, këta kufij të
perceptimit që emërohen si pragu i dëgjimit janë në vlera ideale. Po që
se posedoni një vesh shumë të ndjeshëm duke filluar nga zëri i rrahjes
së zemrës deri te pëshpëritja e insekteve mikroskopike do ti ngatërronim
të gjitha zërat, kjo për ne do të ishte mjaftë shqetësuese. Gjithashtu
rregulli i ndjeshëm vlen edhe për shqisat e të prekurit. Nervat e
ndjeshme të prekjes të cilat gjenden nën lëkurën e njeriut në mënyrë sa
më të mirë janë sensibilizuar dhe në mënyrë ideale janë shpërndarë në
trup, p.sh në majat e gishtave, që kemi më shumë nevojë për prekjet e
ndjeshme në krahasim me pjesët tjera të trupit, ka më shumë tepër skaje
të nervave. Ndërsa në vendet, si shpina të cilat nuk janë aq funksionale
skajet e nervave janë mjaftë të rralla. Lëkura në realitet është një
organ i përsosur i cili është i ndërtuar nga disa shtresa dhe i cili
përmban nerva perceptues, kanale të qarkullimit, sisteme të ajrosjes,
rregullues të nxehtësisë dhe lagështisë.
3-SKELETI
Skeleti
është një mrekulli inxhinierike i cili është i përbërë me bashkimin e
206 pjesëve të ndryshme të eshtrave. Trupi i njeriut në saje të këtyre
pjesëve të nyjëzuara me njëra tjetrën posedon një aftësi të
jashtëzakonshme të lëvizjes. Eshtrat janë jashtëzakonisht të forta dhe
në gjendje që të përdoren me lehtësi, edhe në vendet ku eshtrat
nyjëzohen njëra me tjetrën vërehen argumentet e krijimit, sipërfaqet e
fërkimit të nyjave janë të mbuluara me një shtresë kërcore të hollë dhe
pupore dhe në këtë shtresë gjendet një lëng i rrëshqitshëm, nëse ashti e
shtyp atë në ndonjë vend, ky lëng nga puporet del jashtë dhe e mundëson
sipërfaqen e nyjes të rrëshqasë si vaj. Njeriu në saje të këtij
ndërtimi të përsosur lëvizjet e tij i realizon me gjithëdije dhe
shpejtësi të madhe.
4-ZEMRA
Njëri
nga organet më vitale të trupit të njeriut pa dyshim se është zemra.
Zemra është e vendosur në një ndër vendet më të sigurta të trupit. Ajo
është njëra ndër organet më të rëndësishme, me një ndërtim të veçantë, e
cila është e vendosur në kafazin e kraharorit ku është e mbrojtur nga
goditjet që mund të vijnë nga jashtë. Zemra e cila fillon të rrah akoma
duke qen në barkun e nënës, punon gjatë tërë jetës pa u ndalur me një
tempo prej 100 rrahje në minutë, ndërmjet çdo rrahje pushon vetëm gjysmë
sekonde dhe brenda ditës rreh afërsisht 10 mijë herë. Nëse këtë vlerë e
llogarisim duke marr parasysh gjatë tërë jetës së njeriut do të na del
një vlerë në llogaritjen e të cilit do të mundohemi, pra gjatë jetës së
njeriut zemra realizon afërsisht 255 milion rrahje. Zemra e cila
mundëson pompimin e gjakut në pjesë të ndryshme të trupit pa mos u
përzier gjaku i pastër dhe i papastër, është i ndërtuar nga katër
dhomëza të ndryshme nga valvulet që mundësojnë rrjedhjen e gjakut në një
drejtim dhe posedon një ndërtim që është ndërtuar mbi ekuilibër të
ndjeshëm.
5-DORA
Dora
është për t’i mbërthyer rrobat, për të shkruajtur, për të prerë
ushqimin. Dora e cila me një sukses të madhe i realizon këta operacione
të cilat duken si të thjeshta por që janë shumë të vështira, është një
mrekulli inxhinierike. Veçoria më e rëndësishme e dorës është se në
fusha të ndryshme përdoret me një sukses të madh, krahët të cilët
posedojnë një numër të madh të muskujve dhe nervave ndihmojnë dorën
varësisht nga kushtet për të kap fortë dhe butë. Në trupin e njeriut ka
një numër të madh të ekuilibrave të ndjeshëm, njerëzia në saje të
sistemeve të cilat punojnë plotësisht të varura nga njëri-tjetri në saje
të lidhjeve me sisteme të tjera të trupit i realizon funksionet vitale
pa asnjë pengesë, mbi të gjitha këta i realizon pa ndonjë mund të
veçantë, pa mos u ballafaquar me ndonjë vështirësi. Njeriu për shumë
gjëra nuk është i njoftuar p.sh. kur fillon dhe kur mbaron tretja në
lukth, për ritmin e zemrës, për bartjen e materieve të nevojshme nga ana
e gjakut në pjesët e nevojshme të trupit, për të shikuarit, për të
dëgjuarit.
6-Shpejtësia e impulseve
Impulset nga nervat në drejtim të trurit dhe anasjelltas udhëtojnë me një shpejtësi prej 380 km/h.
7-Energjia e trurit
Truri jonë gjatë funksionimit zhvillon një energji të barabartë me atë të një llambe 10 watt.
8-Memoria
Truri
njerëzor është në gjendje të memorizojë 5 herë më shumë se
informacionet që ndodhen në Enciklopedinë Britanike, ose çfarëdo lloj
enciklopedie tjetër. Llogaritet në terma elektronikë se truri ynë ka një
kapacitet prej 3 deri në 1000 Terabyte.
9-Konsumimi i oksigjenit
Vetëm
truri, përdor 20 % të oksigjenit që hyn në trupin tonë dhe që
transportohet në gjak. Masa cerebrale është e barabartë me 2 % të trupit
tonë, por konsumon më shumë oksigjen se çdo pjesë tjetër e trupit.
10-Aktiviteti cerebral
Aktiviteti
cerebral është më i madh gjatë natës, sesa gjatë ditës. Kjo ndodh
sepse, në të kundërt të asaj që mund të besohet, ndodh që truri vihet në
aksion, pikërisht kur në flemë. Nuk dihet mirë akoma perse, por në
qoftë se shihni ëndrra të bukura gjatë gjumit duhet të falënderoni
trurin dhe punën e tij gjatë natës.
11-Inteligjenca
Shkencëtarët
konfirmojnë se sa më i madh të jetë koeficienti juaj intelektiv (QI),
më shumë ëndërroni. Kjo nuk duhet t’ju bëjë të mendoni se në qoftë se
nuk kujtoni ëndrrat tuaja nuk jeni inteligjent sepse pjesa më e madhe e
ëndrrave ka një gjatësi shumë të shkurtër.
12-Qelizat e trurit
Neuronet
gjatë jetës sonë rriten. Deri pak kohë më parë besohej se qelizat e
trurit nuk zhvilloheshin apo rigjeneroheshin, kurse sot dihet se edhe
meqenëse kjo rritje nuk është si në pjesët e tjera të trupit, ajo
ekziston.
13-Neuronet
Informacionet
lëvizin me shpejtësi të ndryshme në bazë të tipit të neuroneve. Jo të
gjithë neuronet janë njëlloj: ekzistojnë disa në gjendje të
transportojnë informacione me shpejtësi 0,5 metër në sekondë kurse të
tjerë arrijnë edhe deri në 120 metër në sekondë.
14-Receptorët
Truri nuk ndjen dhembje. Kjo thjesht sepse në të nuk ka receptorë të dhembjes.
15-Ndërtimi i trurit
Rreth 80 për qind e trurit tonë është e ndërtuar nga uji.
16-Fytyra
Qimet
e fytyrës rriten shumë më shpejt se çdo qime tjetër në trup. Nëse jeni
meshkuj e dini shumë mirë se sa shpejt rritet mjekra, mjafton të mendosh
se në qoftë se një mashkull nuk do ta priste mjekrën e tij gjatë jetës,
kjo e fundit do të bëhej më e gjatë se nëntë metra.
17-Flokët
Çdo
ditë çdo njëri humbet mesatarisht 60 deri në 100 flokë. Numri ndryshon
shumë nga personi në person, por varet edhe nga stinët, nga sëmundjet,
nga shtatzënia, nga mosha, etj. Kështu që në qoftë se kuptoni që po ju
bien më shumë se 100 flokë në ditë, bëhuni merak, do të thotë se po
bëheni qeros.
18-Raca njerëzore
Flokët
e një mashkulli e kanë diametrin sa 2-fishi i diametrit të flokëve të
një femre. Sigurisht që diametri varet edhe nga raca njerëzorë dhe tipi i
flokëve.
19-Fuqia e flokëve
Çdo
flok është në gjendje të mbajë një peshë deri në 100 gram. Në qoftë se
kjo peshë shumëzohet me numrin e flokëve mendojeni vetë rezultatin.
20-Thonjtë
Thoi
që rritët më shpejt është ai i gishtit të mesit. Për të qenë më të
saktë është thoi i dorës që ju përdorni më shumë. Për më tepër
shpejtësia e rritjes së thonjve është e lidhur ngushtë me gjatësinë e
gishtave, edhe pse nuk dihet akoma mirë përse.
21-Lëkura
Në çdo centimetër katror të lëkurës sonë ka po aq qime sa ka në çdo centimetër katror të lëkurës se një majmuni shimpanze.
Njeriu
nuk është aq i zhveshur sa duket, por ky mendim vjen ngaqë pjesa më e
madhe e qimeve në trupin tonë janë aq të vogla saqë nuk duken me sy të
lirë.
22-Vatrat e flokëve
Biondët
kanë më shumë flokë. Ngjyra e flokëve përcakton dendësinë e flokëve në
kokë. Një person ka mesatarisht 100 mijë vatra që janë në gjendje të
prodhojnë rreth 20 flokë secila gjatë gjithë jetës sonë. Biondët kanë
rreth 150 mijë vatra të tilla. Ndërsa të flokëkuqët janë ata që kanë më
pak, rreth 86 mijë.
23-Duart dhe këmbët
Thonjtë
e duarve rritën rreth 4 herë më shpejt se ato të këmbëve. Kjo ndodh
sepse thonjtë sa më shumë të përdorën, aq më shpejt rriten.
24-Jeta e flokëve
Jeta
mesatare e çdo floku është nga 3 deri në 7 vjet. Në fakt para se flokët
të bien mund të prihen, ngjyrosën, shkurtohen disa herë, deri sa bien
vetë.
25-Rënia e flokëve
Një njëri mund të humbë deri gjysmën e flokëve të tij përpara se dikush ta kuptojë.
26-Rezistenca
Flokët
duken të pashkatërrueshëm. Përveç mundësisë që mund të marrin flakë,
flokët janë në gjendje të mos dekompozohen edhe pas vdekjes. Flokët nuk
mund të shkatërrohen nga uji, nga i ftohti, apo nga ndryshimet
klimaterike, dhe janë shumë rezistentë ndaj acideve të ndryshme apo
agjentëve kimikë.
27-Zorra e vogël
Organi
më i madh i organizmit tonë është zorra e vogël (intestinum tenue).
Edhe pse quhet nga anglezët “small intestine” është 4 herë më e gjatë se
gjatësia mesatare e një njeriu të rritur.
28-Rrahjet e zemrës
Zemra
e njeriut prodhon gjak me një presion për ta pompuar atë deri në 9
metra lartësi. Kështu që mos u preokuponi në qoftë se arrini të dëgjoni
rrahjet e zëmrës tuaj. Për të pompuar gjak në të gjithë trupin tonë në
një kohë kaq të shkurtër duhet një presion i mirë nga kontraktimi i
zemrës.
29-Lëngjet
Lëngjet gastrike janë në gjendje të tresin edhe një fletë brisku.
30-Gjaku
Mendohet
se trupi njerëzor ka më shumë se 96 000 kilometra enë gjaku. Dukë bërë
një llogari të thjeshtë me enët tona mund të bëhen më pak fjalë 2 xhiro
rreth botës.