Disa këshilla për një bark të rrafshët


Është pak e besueshme që të ketë ndonjë njeri të mos ketë provuar së paku të aplikojë ndonjë dietë në mënyrë që të humbas në peshë.
Mbipesha është sëmundje, por ka edhe të tillë që dëshirojnë të humbin në peshë në mënyrë që linja e trupit të tyre të jetë sa më vitale. Dhe kanë të drejtë, sepse sa më i hollë të jetë beli juaj, pra pa dhjam, aq më të shëndetshëm ju do të jeni në përgjithësi.
Dietat zakonisht kanë një program të vështirë për t’ju përmbajtur, e ka të tilla dieta që pasi ta keni përfunduar, pos se ju kthehen ato pak kilogramë që i keni humbur, por mund të ndodhë që për një periudhë të shkurtër kohore të shtoni edhe më tepër në peshën tuaj. Tashmë jemi në stinën kur, si femrat, po ashtu edhe meshkujt dëshirojnë të shkojnë në pushime, por për të ekspozuar trupin e tyre ata kanë nevojë të kenë një trup më vital, sidomos një bark të rrafshët.
Sipas mjekëve dhe ekspertëve të dietave, për të humbur peshë në zonën e barkut së pari duhet të eliminoni fryrjen dhe dhjamin? Nëse shikoni me kujdes dhe kujdeseni rreth asaj se çfarë i dërgoni lukthit tuaj për tretje, kjo mund të duket pak e vështirë, por kurrsesi një mision i pamundur. Në fakt, vetëm duhet të ndiqni disa këshilla praktike.
Ushqimet që duhet t’i shmangni për të humbur peshë në barkun tuaj
Për këtë ju duhet t’i eliminoni karbohidratet e rafinuara (bukën, makaronat, picën, ëmbëlsirat etj.), pastaj edhe perimet fermentuese, si: fasulet apo patatet) dhe frutat pas secilës shujtë. Në fakt, ato janë ushqimet (ose kombinimet e ushqimeve, në rastin e frutave pas një shujte), që shkaktojnë fyerjen e barkut dhe kur problemi i “fryrjes” ka kohë, këto kontribuojnë në dëmtimin e zorrëve. Kjo parandalon thithjen e duhur të ushqyesve që ndihmojnë metabolizmin të qëndrojë aktiv, duke favorizuar mbipeshën dhe akumulimin e yndyrave në barkun tuaj.
Këshilla për një bark më të rrafshët
- Nëse nuk doni të hiqni dorë nga makaronat dhe pica, i hani ato në drekë dhe zgjidhni produktet integrale. Por kini kujdes, në qoftë se ju vuani nga koliti përkeqësoni problemin në vend që ta përmirësoni atë. Në këtë rast, përdorimi i këtyre produkteve duhet të jetë me masë Nëse ju nuk doni të hiqni dorë nga buka, zgjidhni bukën integrale. Ka shumë njerëz që pataten e kanë ushqim të preferuar, por nëse ju nuk doni që të hiqni dorë nga patatet, i lini ato një orë në ujë pasi i keni hequr lëkurën. Do të humbasin kështu sheqernat që nxisin fermentimin. Frutat nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj, por duhet t’i mendoni si një ushqim të lehtë.
Disa fshehtësi për të humbur peshë në barkun tuaj
Shkaku i fyerjes së barkut tuaj, mund të jetë çrregullimi në zorrët tuaja. Në mbrëmje vendosni dy fiq të thatë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe konsumojeni përzierjen në mëngjes, derisa stomaku juaj është i zbrazur. Ekziston edhe një fshehtësi tjetër, konsumoni dy kivi çdo ditë para se të hani kafjall. Gjithashtu, fërkoni barkun për disa minuta në mëngjes e në mbrëmje, duke përdorur një krem me kafeinë. Suksesi do të jetë jo vetëm i prekshëm, por shumë shpejt do ta vëreni dhe me syrin tuaj, përderisa organizmi juaj do të jetë më i shëndoshë dhe më aktiv.

Popular posts from this blog

30 kuriozitete për trupin e njeriut

Përfitimet kryesore nga të bërit seks

Beni dush me uje te ftohte per t’u dobesuar