A ju shendoshe buka?
Është me rëndësi prej çfarë mielli gatuhet dhe me ç'ushqime hahet. Nga disa brumëra dhe simite mund të mos heqim dorë.
Mos e teproni! Ngandonjëherë e teprojmë
me ngrënie buke. Kjo është arsyeja kryesore pse trashemi. Simitet e
sotme përmbajnë 300 deri 400 kalori, pa përdorim të ndonjë ushqimi
shtesë.
Përzieni hidratet e karbonit
S"është e thënë të hiqni dorë nga
përdorimi i patate ve të pjekura ose nga ndonjë ushqim tjetër, veçse
kombinimi duhet të bëhet me ushqim të indeksit të ulët glukemik. Për
shembull, patatet përdoren të shoqëruara me një pjatë bishtaja. Kështu
do të pengohet rritja e glukozës, që e shkakton ushqimi me indeks të
lartë glukemik.
Hani brumëra
E befasishme:
* Brumi është ushqim me indeks të ulët glukemik, edhe pse nuk është nga drithërat integrale.
* Mielli semolinë që përdoret për gatimin e brumërave të thata, nuk përpunohet aq shpejt si miellrat e tjera.
Mësohuni të përdorni drithërat integrale dhe bishtajat
Elbi, orizi ngjyrë lajthie, hikrra dhe
tërshëra - përmbajnë shumë fije dhe mbajnë ngopur më gjatë. Bishtajat
janë edhe më të mira. Kur është fjala për prodhimet integrale, puna
paksa ndërlikohet, sepse varet se si përgatiten. Për shembull, buka e
bardhë dhe integrale kanë indeks të njëjtë glukemik, sepse janë të
gatuara nga mielli i bluar mirë, ndërsa buka integrale e gatuar nga
mielli i trashë, ka indeks më të ulët glukemik.
Për shkrirje të kilogramëve - perimet
Njerëzit që duan ta zvogëlojnë peshën
trupore - perimet duhet shndërruar si themel të shujtave ditore. Perimet
nuk trashin, prandaj ushqimet e tjera mund të zëvendësohen me perime,
duke i përdorur madje edhe disa herë në ditë.
Përdorni pak yndyrë
Ushqimi i yndyrshëm dhe i thartë
ngadalëson lirimin e glukozës. Mbani mend - yndyra ka shumë kalori, duke
e përfshirë edhe ajkën e thartë! Më e shëndetshme është, për shembull,
nëse me patate hahet sallata me pak vaj dhe me uthull.