30 kuriozitete për trupin e njeriut
Edhe pse gjatë gjithë ditës jemi në lëvizje, apo bëjmë një jetë aktive dhe ndjejmë simptoma e ndjesi të ndryshme, nuk e dimë se edhe organizmi ynë zbaton një orë të caktuar. Shumë prej nesh nuk e venë re se trupi ynë ndjek një ritëm të caktuar, sidomos ndryshimet midis gjendjes trupore para gjumit dhe asaj pasi jemi zgjuar. Të gjitha këto vihen në funksion të mirëfunksionimit të organeve në trupin e njeriut. Zakonisht çdo funksion në trupin tonë, operon gjatë ditës në mënyrë të tillë duke ndjekur një cikël të caktuar, i cili bashkërendon me funksionimin e një organi tjetër. Organizmi i njeriut është ndërtuar në një mënyrë specifike dhe organizuar në mënyrë të përsosur. Por veç atyre fakteve të njohura për funksionimin e organizmit tonë, ka edhe shumë të panjohura e fakte interesante që zbulon shkenca çdo ditë e më shumë. Sot në suplementin e shëndetit në “Tirana Observer” do të lexoni plot 100 kuriozitete për trupin e njeriut. Mes tyre do të njiheni me zbulimet për trur...