Këshilla për të shmangur humbjen e kujtesës

Këto probleme mendore janë në një masë edhe të trashëguara, por mund të ndikojnë edhe një sërë faktorësh. Për të shmangur humbjen e kujtesës dhe për të pasur mendje të freskët studiuesit sjellin gjashtë këshilla praktike për t’u zbatuar.
 
1- Frekuentoni palestrën
Më tepër se 60 për qind e njerëzve nuk i praktikojnë ushtrimet dhe aktivitetin fizik. Ky është rezultati i publikuar nga qendra Disease Control. Ky veprim është i dëmshëm sepse mungesa e ushtrimit fizik do të shfaqej me pasoja negative për shëndetin. Probleme do të shfaqeshin jo vetëm në mirëqenien fizike, por edhe atë mendore. Palestra dhe aktiviteti fizik bëjnë që organizmi të nxit disa neurone të reja të cilat ndikojnë në pjesë të veçanta të trurit dhe janë përgjegjëse për kujtesën.
2- Përdorni kompjuterin
Mjetet programuese dhe kompjuterët tashmë kanë hyrë në përdorim të gjerë thuajse nga të gjitha grupmoshat. Nga studimet e bëra ka rezultuar se përdorimi i kompjuterit ka ndihmuar shumë persona që kanë kaluar dëmtime të trurit apo probleme me kujtesën. Loja Sudoku, duke gjetur ngjashmëritë dhe ndryshimet mes dy figurave, ndihmon të mbani të freskët mendjen dhe kujtesën tuaj.
3- Faktorët ushqimorë
Edhe ushqimi dhe dieta e përditshme luan një rol të pazëvendësueshëm në mirëqenien mendore. Studimet kanë treguar se Omega-3, janë përbërës të yndyrshëm të cilët gjenden me bollëk tek farat e lirit, arrat, lajthitë, salmoni, soja dhe shumë ushqime të tjera; janë të njohur jo vetëm si stimulues të gjendjes së humorit por edhe ndihmojnë në përqendrim në punë dhe aktivitete të ndryshme mendore.
4- Konsumoni Acid Folik
Kërkimet e publikuara vitin e kaluar në British Medical Journal, treguan se personat e rritur të moshës nga 50 deri në 70 vjeç, të cilët konsumojnë rreth 800 mg acid folik në ditë për rreth tre vjet, kanë një kujtesë më të freskët dhe nuk rrezikojnë të humbin kujtesën.
5- Konsumoni alkoolin në masën e duhur
Shpesh herë ndjeni që truri juaj është i lodhur, madje një sërë mendimesh sillen turbull në kokën tuaj, atëherë nuk është keq që të pini një gotë pijë alkoolike në masën e duhur. Pas studimeve të bëra më një grup personash mbi moshën 50 vjeç me probleme me kujtesën dhe aftësitë njohëse, rezultoi se ata persona ztë cilët konsumonin një gotë verë në ditë kanë një progres më të ngadaltë të humbjes së kujtesës në krahasim me ata persona që ishin antialkool. Megjithatë është e këshillueshme të mos kalohet masa në konsumimin e alkoolit sepse përdorimi i tepërt i tij kthehet në faktor rreziku për shëndetin.
6- Relaksohuni
Të gjithë ata persona që gjenden nën ndikimin e theksuar të stresit kanë nevojë për relaks, për të larguar hormonet të cilët shkaktojnë këtë gjendje të padëshiruar. Relaksi është një mënyrë e suksesshme për të menaxhuar dhe shmangur stresin.

Popular posts from this blog

30 kuriozitete për trupin e njeriut

Përfitimet kryesore nga të bërit seks

Beni dush me uje te ftohte per t’u dobesuar