Për 40 vjet numri 38 i konfeksionit rritet për 10 centimetra

Arsyeja për rritje fshihet në ijët, të cilat që nga viti 1975 janë zgjeruar për 7,5 centimetra, ndërsa tregtarët ua bëjnë qejfin femrave ashtu që zvogëlojnë madhësinë që veshin.
Pantallonat e femrave janë për 10 centimetra më të mëdha sesa kanë qenë para 40 vitesh. Gjerësia e belit me numër 38 është rritur për 10 centimetra që nga viti 1975, në 70 cm sa është sot, tregon studimi britanik.
Arsyeja për këtë fshihet në ijët të cilat janë zgjeruar për 7,5 centimetra. Sipas hulumtimit, femrat që sot veshin numrin 38, në vitin 1975 do të vishnin numrin 42, shkruan “Daily Mail”. Dizajnerët përgjatë viteve kanë reduktuar madhësinë për të fshehur faktin që femrat janë gjithnjë më të gjera, pohojnë ekspertët e modës.
“Në fakt, bëhet fjalë për përshtatjen e madhësive kotësisë. Veshjet punohen ashtu që femrat mendojnë që veshin numër më të vogël sesa e kanë në të vërtetë dhe ndihen mirë”, thekson  Gemma Seager nga blogu britanik i modës, Retro Chick.
Tregtarët si dhe dizajnerët e modës e dinë që është goditje e qëlluar nëse femra gjen diçka që i pëlqen e që ka edhe madhësi më të vogël se çka vesh zakonisht. Por kjo ka edhe anën e keqe, sepse femrat tanimë nuk dinë as se çfarë numri veshin, sepse ai ndryshon nga një dyqan në tjetrin.

Popular posts from this blog

30 kuriozitete për trupin e njeriut

Përfitimet kryesore nga të bërit seks

Beni dush me uje te ftohte per t’u dobesuar