Ku ndodhet Luizi? Kiara Tito niset drejt Stambollit, ja kush e shoqëron ish-banoren e BBV
Kiara Tito ka udhëtuar së fundmi drejt Turqisë, pasi do të jetë pjesë e sezonit të ri të “Kepi i Tundimeve”. Ama në postimet e saj në Instagram dukej se Luizi nuk ishte më të, por nuk ishte ashtu. Luizi e ka shoqëruar Kiarën dhe do të jetë me të disa ditë në Turqi dhe më pas do të udhëtoj drejt SHBA, ku dhe do të ketë disa koncerte.
Në këtë sezon të dytë të “Kepi i Tundimeve” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për disa muaj dhe vazhdojnë akoma ta kenë. Tashmë kanë nisur përgatitjet për xhirimet e sezonit, i cili do të zhvillohet në Turqi dhe janë zbuluar disa nga ish-banorët e “BBV2”, të cilët do të jenë pjesë e këtij formati. Jori Delli dhe Ronaldo Sharka kanë postuar një video së bashku në aeroportin e Turqisë dhe më pas edhe Keisi Medini ka postuar një foto nga fluturimi drejt Turqisë. Kiara Tito gjithashtu do të jetë pjesë edhe pse aludohet se ajo të jetë moderatorja e programit. Tashmë na mbetet vetëm të presim se kush do të jenë pjesëmarrësit e tjerë.