Tronditet” qeveria e Ramës, 4 ministra drejt shkarkimit
Më 28 dhe 29 Korrik kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar në një takim informal pune në Tepelenë.
Mësohet se takimi do të vijë pas mbledhjes së Asamblesë së PS që do të mbahet më 26 korrik në Tiranë.Deri më tani nuk dihet se çfarë do të diskutohet në takimin e tyre
Ndërkohë me 26 korrik në orën 17:30, në Tiranë, do të mblidhet Asambleja Kombëtare të PS.
Asambleja është organ vendimmarrës i PS.
Në asamble Edi Rama do të vendosë se kush do ta drejtojë grupin parlamentar të PS, pas emërimit si ministër i punëve të brendshme të Taulant Ballës.
Emërimi i Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme ishte planifikuar për t’u bërë gjatë muajit shtator, por ngjarja e rëndë në Fushë Krujë ku u përfshi fisi Rrahja e përshpejtoi atë.
Mësohet gjithashtu se nuk përjashtohet mundësia që prej kësaj asambleje kryesocialisti Rama, të bëjë disa ndryshime për sa i përket drejtuesve politik në disa qarqe por edhe ndryshime në kabinetin qeveritar.
Burime nga PS paralajmërojnë një fjalë të gjatë të Ramës në Asamble nga ku do të paralajmërohen edhe ndryshime në ekzekutiv për në muajin shtator.
Olta Xhaçka, Delina Brahimaj, Frida Krifca pritet të jenë ‘kokat’ që mund të hajë Asambleja e korrikut. Por nuk është çudi edhe Belinda Balluku të jetë njëra prej surprizave.
Nga Asambleja e Dhjetorit 2018, Rama ndryshoi pothuajse gjysmën e qeverisë siç ishin ministrat Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri dhe Lindita Nikolla.
Pra mbledhja e Asamblesë së PS pritet të prodhojë jo një por shumë lajme. Burimi: Shkodranews